-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momente paniku, 11 persona lëndohen nga turbulencat në fluturimin e Lufthansas

Kryesoret

Gjatë fluturimit të avionit Lufthansa nga Buenos Aires në Frankfurt u plagosën 11 persona, pasi kishte turbulenca të mëdha. Sipas Reuters, avioni po fluturonte mbi Atlantik dhe nisën turbulenca të forta.

“Fatkeqësisht, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit pësuan lëndime kryesisht të lehta”, tha një zëdhënës i Lufthansa, duke shtuar se “siguria e fluturimit nuk ishte në asnjë moment në rrezik”.

Më pas avioni u ul në destimacionin e planifikuar dhe të gjithë të lënduarit morën trajtimin mjekësor, tha linja ajrore.

Fluturimi që hasi në turbulenca ishte Boeing 747-8, i cili kishte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit në bord. Megjithatë, turbulenca ishte e shkurtër dhe ndodhi në një zonë konvergjence ndërtropikale.

Ky zhvillim erdhi në të njëjtën ditë që Grupi gjerman Lufthansa njoftoi se së shpejti do të mbyllte marrëveshjen për blerjen e ITA Airëays të Italisë, linja ajrore pasardhëse që falimentoi Alitalia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit