Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shpërndarë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë.
Në një moment emocionues gjatë ndeshjes në stadiumin “Air Albania”, ai dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zbuluan gjininë e bebit përmes një “gender reveal”. Futbollisti i Kombëtares, i cili është origjinalisht nga Berati, do të bëhet baba i një djali. Videoja e momentit është bërë menjëherë virale dhe tregon një festë të vogël me rrethin e ngushtë të miqve dhe familjes.
Ky lajm ka shtuar edhe më shumë motivim dhe entuziazëm për Uzunin, i cili tani ka një shtysë të re për para ndeshjeve të Kombëtares me Çekinë dhe Ukrainën.