Për herë të parë në Shqipëri, do të zhvillohet Java Kulturore Meksikane, një ngjarje e pasur me aktivitete kulturore që do të mbushin ditët nga 13 deri më 16 Nëntor.
Ky eveniment është organizuar për të festuar 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Meksikës, dhe do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për publikun shqiptar, duke bashkuar artin, muzikën, filmin dhe gastronominë.
Në program janë shfaqje filmash dhe dokumentarësh, diskutime me figura të shquara të artit, inaugurime artistike, si dhe mundësia për të shijuar ushqimet dhe pijet tradicionale meksikane. Disa nga aktivitetet kryesore përfshijnë një Masterclass nga regjisorin Jesus Garcés Lambert, shfaqje dokumentarësh për Michelangelo Merisi da Caravaggio, dhe një koncert nga artisti i njohur Israel Varela, i cili do të performojë pjesë nga albumet e tij dedikuar Frida Kahlo dhe muzikës flamenco.
Java do të kulmojë më 16 Nëntor, kur koncerti i Israel Varela në Katedralen Ortodokse të Tiranës do të sjellë një eksperiencë unike të muzikës që bashkon xhaz, flamenco dhe elemente të muzikës botërore.