Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga fillimi i programit të qeverisë në janar 2019.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur kënaqësinë për këtë arritje, duke e konsideruar programin si një nismë të rëndësishme për mbështetje familjare.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.