Ditën e sotme një avion stërvitor u rrëzua në Emiratet e Bashkuara Arabe në Fujairah.
Sipas informacioneve të Shërbimit të Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, piloti vdiq në përplasje, ndërsa bashkë-piloti aktualisht është i zhdukur.
Njëzet minuta pas ngritjes, avioni u zhduk nga radarët. Ndërsa piloti u gjet i vdekur në brigjet e Fujairah. Ndërkohë po vijojnë përpjekjet për të gjetur bashkë-pilotin e avionit dhe po hetohen shkaqet e rrëzimit të avionit stërvitor.