-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: 0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me buxhetin e arsimit të vitit 2025. Xhixho shprehet 0% rritje të investimeve në arsim për vitin 2025.

Ajo thotë se buxheti i vitit të ardhshëm i lë vetëm 2.34% të PBB-së arsimit, duke mos mbështetur investimet në asnjërin prej niveleve të tij.

Investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë:
Arsimi bazë 0%
Arsimi i mesëm 0%
Arsimi i lartë -11.9%
Kërkimi shkencor -22.8%
Sporti 1.3%

Është e qartë se për këtë qeveri, arsimi nuk ka qenë dhe as do të jetë prioritet.

Zbrazja e shkollave, dështimi në testet PISA, dështimi në kurrikula, analfabetizmi funksional i fëmijëve tanë, mungesa e laboratorëve, mungesa e ngrohjes në shkolla, mungesa e mësuesve dhe mbyllja e programeve studimore tregon se nuk ka asnjë reflektim për të mbështetur arsimin.

Pasi kjo qeveri, ka prioritet koncesionet dhe tenderat korruptivë, të cilat i çojnë paratë e qytetareve të varfër shqiptarë në xhepat e klientëve të saj.

777 miliardë lekë do të shkojnë te projektet korruptive PPP dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë, për klientët dhe vjedhjet e oligarkëve të Edi Ramës.“, shkruan Xhixho.

Ajo thekson se ky nuk është buxheti i arsimit, por është buxheti i rrënimit përfundimtar të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit