Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Shoferi, S. Gj., 39 vjeç, ka goditur 63-vjeçaren B. B., e cila është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ajo është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.