-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi akuzon presidentin Begaj: U kthye në drejtues të fushatës së Ramës

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar presidentin Bajram Begaj se është kthyer në një “drejtues politik” i fushatës së kryeministrit Edi Rama dhe se kërkon privilegje luksi, si makina dhe kolltuk, në vend që të përmbushë detyrat e tij si kreu i shtetit.

Bardhi theksoi se opozita respekton institucionin e presidentit, por nuk mund të pranohet që ai të përdoret për interesat politike të mazhorancës.

“Presidenti është ne detyre për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra te mëdha çfarë nuk kërkon. Shpresojmë te mos kërkoje te hapje ndenje sallon bukurie ne presidence. I kemi dhëne fonde ne vazhdimësi. Por kam qene shpesh ne presidence dhe te them te drejtën godina ehte mire.

Ky është Presidenti i pare qe kërkon kolltuk, automjete e ku di unë. Presidenti para se te kërkojë kolltuk, karrige, parukeri do te duhej te luante rolin si president i vendit. I është dhenë disa here shansi te ngrihet ne detyrën e kreut te shtetit, por nuk ka guxuar kurrë ta beje këtë. Ne e inkurajojmë te mos jap mesazh te ndasisë politike. I kooperojmë si institucion përgjegjës te marr masa për ambasadoret. Presidenti shkarkoj një nder ambasadoret me te mire qe kemi pas, ambasadorin ne gjermani. E shkarkoi pse nuk i vuri me dispozicion eskortën për te takuar fëmijët.

Nuk merr asnjë mase për ambasadoret qe shkojnë në takime politike. Ne vend qe te flas për këtë vjen e kërkon ne kuvend, kolltuk. Sot nuk ka para për te sëmuret me kancer, presidenti mori para për dorën qe vrau duke kërcënuar ambasadorin ne gjermani. Do duhet ta dine shqiptaret këtë. Në qoftë se keni respekt për presidentin mos e përdorni si lecke”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit