-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2025/ Tabaku: Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetin e saj social ka reaguar kundër buxhetit të vitit 2025. Tabaku shprehet se asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë, ndërsa buxheti 2025 nuk i shërben shqiptarëve për asgje.

“Zhurmë e madhe, propagandë e madhe, rritje pagash, pensionesh, një realitet tjetër paralel që asnjë nga qytetarët shqiptarë nuk e prek.”, thekson deputetja.

“Fakti është që sot çmimet janë rritur 60% dhe kjo rritje 60% dëmton më shumë pensionistët të cilët nuk kanë pasur rritje pensioni në 12 vitet e shkuara, rritje prej 1% në vit nuk i plotëson nevojat minimale të jetesës jo më rritjen me 60% të çmimeve, ndikon më shumë tek shtresa sociale, ndikon më shumë tek ata që janë më të varfër. Ky model ekonomik që rritjen ekonomike e çon tek një grup i vogël, tek një pakicë që merr sot kontratat publike, duhet të ndryshojë. Ky model ekonomik që të gjithë rritjen e çmimeve ja ngarkon shtresave më të varfra dhe më në nevojë duhet të ndryshojë. Ekonomia shqiptare duhet të prodhojë për të gjithë, duhet të rritet për të gjithë dhe ky buxhet nuk sjell asnjë ndryshim në këtë kuptim. Nuk ka më shumë prioritete të vendosura as për pensionistët, as për bujqësinë, as për arsimin, as për shëndetësinë. është e njëjta formulë sic ka qenë vitet e shkuara e askush nuk mund të presë që ndryshimi të vijë nga ky buxhet dhe as nga asnjë buxhet tjetër socialist. Ashtu sic ka ndodhur për 12 vite me radhë, nuk ka ardhur ndryshimi prej tyre. Ne këtë duhet të ndryshojmë, modelin ekonomik, qeverisjen, sistemin i cili favorizon më shumë pakicën.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit