Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin një automjet Audi.
Ata, E. M. (33 vjeç) dhe E. Z. (30 vjeç), përdorën mjete të forta për të hapur dyert e makinës pas mesnate, në lagjen nr. 18 të qytetit. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë menjëherë dhe i ndaluan ata. Mjetet e përdorura për vjedhjen u sekuestruan si prova materiale.
Materialet e çështjes iu kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme për vjedhje në bashkëpunim, mbetur në tentativë.