Këngëtarja Elsa Lila e ftuar në “Ftesë në 5” rrëfeu detaje nga libri i saj i parë, “Mirë se erdhe në Rebibbia”, një autobiografi për arrestimin dhe burgosjen e saj në mars të vitit 2022.
Elsa Lila zbuloi se autobiografia është e shkruar në vetë të parë dhe në kohën e tashme, për ta lënë lexuesin të përfshihet në përjetimin e saj. Ajo tregoi që momenti më traumatik sihte arrestimi në sy të vajzës.
“Përfundova në një dhomë izolimi, jo paraburgimi. Kur nisa të shkruaja për ato dy orë të prezencës së policisë në shtëpinë time, kaq shokuese ishte sa sa më shumë gërmoja në kujtimet e mia të atij mëngjesi herët, aq më shumë faqet shtoheshin. Ai prologu i arrestimit zgjat rreth 20 faqe. Ka qenë më i fortë momenti i arrestimit se sa përjetimi më pas. Unë nuk them para burgosjes dhe pas burgosjes, përmend fjalën arrestim. Jeta më arrestohet në atë moment. Nuk ia uroj askujt, sidomos atyre që janë pafaj dhe kanë përfunduar në ‘aventura’ si kjo imja”, tha Elsa.