Ish-ministri Ilir Beqaj është shoqëruar përsëri në Kuvend për të dëshmuar para Komisionit Hetimor për shëndetësinë, lidhur me çështjen e “Sterilizimit”.
Pamjet e publikuara tregojnë Beqajnë duke dalë nga furgoni i burgut me pranga në duar, ndërsa mbante një xhaketë mbi to.
Dje, seanca e komisionit u ndërpre pas debateve mes opozitës dhe mazhorancës.