Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, ka dalë sërish në publik pas humbjes së disa kandidatëve të Partisë Demokrate në zgjedhjet e javës së kaluar.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo është parë duke u përshëndetur me dhjetra mbështetës në Uashington dhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë, të cilët e pritën me duarrokitje.
Harris ka lënë eskortën zyrtare dhe ka falënderuar publikisht mbështetësit për angazhimin e tyre, duke u shprehur se administrata Biden ka ende shumë punë për të bërë. Ky ishte një moment i rëndësishëm pasi zëvendëspresidentja nuk kishte dalë në publik prej disa ditësh.