-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Hetimor/ Vokshi: Vilma Nushi përdorte kod për Beqajn, urdhëroi punonjësit të mos i përmendnin emrin

Kryesoret

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi ka ngritur disa pyetje, në lidhje me denoncimin e një punonjësi. Vokshi tha se Vilma Nushi e “Check Up”-it kishte porositur vartësit e saj që të mos përmendnin emrin e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Më pas deklaroi se Vilma Nushi duhet të tregojë kodin që përdorte për Beqajn në komunikime dhe në mbledhje.

“Dua ta pyes unë Vilma Nushin kush ishte kodi që përdorte për Beqajn, që i kishte dhënë porosi stafit se ja kam denoncim këtu nga punonjësit e Vilmës. Kishim porosi thotë nga Vilma Nushi që sa herë kontaktonim IntekPlusin përmendnim një kod tjetër. Dua të ma tregonte një çikë këtë kodin mua Vilma Nushi se Ilir Beqaj këtu nuk më ndihmon mua fare. Dua kodin që përdorej, që të mos përdorej emri i Ilir Beqajt në mbledhjet e tyre”, theksoi Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit