Komisioni Hetimor po vijon dhe që prej ditësh së djeshme ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po pret që të dëshmojë. Për shkak se opozita nuk pranon që Beqaj të dëshmojë me power point po zhvillohen debate në komision.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ironizuar Beqaj duke thënë që “Ilir Beqaj shyqyr që doli nga burgu, pasi po ha dhe po pi”. Më pas ai me ironi u shpreh se ka hall që mos vijë i dehur në komision.
“Tani u bë rendi i natës. E fillojnë ditën për ta mbyllur natën. Ai thotë sabotator, këta po mbyllin komisionin fare, ne po sabotokemi atë shokun që doli dy ditë nga burgu. Ai shyqyr që doli po ha po pi sot, takime speciale, jepi varda, edhe raki. Se mos na vjen i dehur, po ta thërrasin. Se ka një problem, ka ca ditë atje pa pirë alkool atje dhe ka dy ditë këtu dhe mos na vjen i dehur”,tha Korreshi.
Më tej ai tha se “në burg vetëm sapun ke, por ishalla nuk i ka rrëshqit shpesh atij”.