Elon Musk do të drejtojë “Departamentin e Efikasitetit” në administratën e Trump, me synimin për të ulur shpenzimet qeveritare dhe për të rritur transparencën.
Ai ka kritikuar burokracinë dhe ka premtuar se shpenzimet e qeverisë do të postohen online për të garantuar llogaridhënie.
“Kërcënim për demokracinë? Jo, kërcënim për burokracinë”, ka shtuar themeluesi i Tesla dhe SpaceX.
Musk ka premtuar gjithashtu se 99 agjenci federale janë të mjaftueshme dhe do të përpiqet të ulë numrin e agjencive dhe nën-agjencive, që aktualisht janë mbi 400.
Musk e cilëson Doge si “shansin e fundit për Amerikën” dhe ka thënë se do të reduktojë numrin e agjencive federale.