-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda kërkon rritje të buxhetit: 50 % e flotës e amortizuar, po përdorim makina me qira

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kërkuar një rritje të buxhetit për vitin e ardhshëm, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Ai theksoi se aktualisht, Policia e Shtetit përdor makina me qira, të cilat kanë kosto të lartë dhe janë të shumta të amortizuara.

Proda bëri të ditur se strukturat e Policisë kanë nevojë për rreth 700 automjete të reja, për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ulur shpenzimet e mëdha që sjell përdorimi i automjeteve me qira.

“Automjetet me qira, kanë një kosto shumë të madhe. Dhe një pjesë e madhe janë amortizuar. Do ishte më mirë të kishim mjetet tona. Na duhen rreth 700 automjete.

Duhet parë me prioritet shtesa për investimin e automjeteve që duhen blerë. 50% e flotës së automjeteve është e amortizuar. Duhen blerë automjetet se kemi kosto të mëdha me makinat me qira”, ka thënë kryepolici Ilir Proda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit