-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Manja i thotë Peleshit: Në vend të ndjesës sime, dominoi cinizmi yt me mikrofon

Kryesoret

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mori fjalën në Kuvend për të folur mbi draft-rezolutën e integrimit në Bashkimin Evropian, pas disa orësh pritjeje.

Ai iu përgjigj komentit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e sfiduar për mënyrën se si kishte menaxhuar minutat e tij në seancë.

“Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit,” tha Manja.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu përgjigj shkurtimisht, duke theksuar kufizimet rregullore.
“Mua nuk më lejohet të përgjigjem, sipas rregullores së Kuvendit, por fjalët tuaja do ti studioj, mund të ndryshoj opinion por jo sjellje,” deklaroi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit