Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka kritikuar policinë e Kosovës në lidhje me veprimet dhe reagimin pas ngjarjes së rëndë në Ferizaj ku një person qëlloi katër qytetarë me thikë.
“Vonesa e IPK-së, për të rekomanduar minimalisht suspendimin e rreshterit për krime të DRF në Ferizaj, si dhe zyrtarëve të PK në stacionin e Ferizaj, për ekzpozimin e rrezikut të qytetarëve të Ferizaj nga sulmuesi F.I. i cili u la i lirë deri sa është vetëdorzuar, është një tjetër performancë e dobët e institucionëve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.
Policia e Kosovës, DRF, për shkak të jofrofesionalizimit të skajshëm, apo përfshirjës së qëllimshme, ka arrestuar dhe dhunuar fizikisht qytetarin Ekrem Sadiku i cili poashtu është njohur personalisht me rreshterin e DRF në Ferizaj K.C i cili ka urdhëruar dy zyrtarë të stacionit policor në Ferizaj për arrestimin e Ekrem Sadiku-ut.
IPK, fillimisht duhet rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve policor, dhe pastaj të zhvilloj hetime, nëse janë kryer vepra penale nga ana e zyrtarëve policor të Kosovës DRF” shprehet Bedri Elezi.