Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku një makinë e drejtuar nga një grua ka përplasur një efektiv policie.
Ai ka qenë në terren duke dokumentuar përplasjen e dy makinave në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale. Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e efektivit të policisë.
Ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.