-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Tiranë, “E pritën derisa doli jashtë pallatit dhe…”, ja çfarë thanë familjarët

Kryesoret

Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Eduart Reçi, 52 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e 13 nëntorit, jashtë apartamentit të tij në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë. Sipas informacionit të ofruar nga policia, atentatorët kanë pritur momentin kur Reçi ka dalë jashtë pallatit dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga autoritetet kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes, por nuk kanë mundur të kapin pamjet e autorëve të krimit. Dyshohet se atentatorët kanë vepruar nga një distancë e afërt.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Reçi nuk kishte pasur konflikte dhe e përshkruajnë si një njeri të qetë, pa probleme. “Ishte një person i ndershëm, nuk kishim asnjë shqetësim për të,” – thanë ata.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, dhe pas atentatit, Reçi u dërgua në spitalin e Traumës, ku nuk mundi të mbijetonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit