Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim deklaroi se deputetët e opozitës i faktuan shqiptarëve që Ilir Beqaj dhe Edi Rama kanë vjedhur dhe kanë shpërdoruar qindra milionë euro në sistemin e shëndetësisë.
Berisha theksoi se kështu ata i kanë bërë gropën dhe i kanë çuar në varr mijëra të sëmurë për shkak të mungesës së ilaçeve, mungesë mjetesh në operime.
“Deputetët e opozitës iu faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral; se Edi Rama, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro dhe për t’i bërë gropën dhe për të çuar në varr mijëra e mijëra të sëmurë për mungesë ilaçesh, për mungesë mjetesh për operacion, për mungesë shtrimesh në spitale. Në këto seanca, doli e qartë si drita e diellit se koncesioni i sterilizimit dhe koncesioni i check-upit dhe ai i analizave ishin një vjedhje e tmerrshme. Për të krahasuar përmasat e saj, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve. Lubi Manastirliu, Edi Rama dhe Beqja i tyre në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike”, tha Berisha.