Kryetari i grupit të PS-së, Niko Peleshi tha se opozita po e përdor foltoren e Kuvendit për retorikë dhe fushatë, por tha se cdo gjë ka limit. Akuzoi se ishte opozita që ‘vrau’ komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.
“Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër këmbë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision.
Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila pale donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komision përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu.
Duhet mos ta mbanin me diskutime boshe nëse diskutimi do mbahej me video apo jo. Power point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor” tha ai.