Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit rrëfeu sipas saj disa nga kërcënimet që u bëri Ilir Beqja mbrëmjen e djeshme në komisionin hetimor maratonë që për të dytën ditë u mbyll pa sukses.
“Mbylle gojën, qepe gojën, kush je ti, ta tregoj unë ty. Kërcënoi Ilir Beqja. Ne nuk na kërcënon dot Edi Rama dhe jo Ilir Beqja. Ne ishim në mëshirë të hajdutit dy metra. Unë kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje. Një kishit lënë dhe erdhi pasi ishte bërë sherri dhe pasi ishim kërcënuar” tha ajo.