Lumi Gjanica në Fier është ndotur për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë ditën e sotme. Ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Agjencia Rajonale e Mjedisit disa ditë më parë inspektoi në terren me grupet e punës, fabrikat e ullirit dhe kompanitë e naftës, Albpetrol, Terra Oil dhe Al Global. Agjensia i paralajmëroi për gjoba pasi shkarkoheshin llumrat e vajit dhe derdhjet hidrokarburante në lumë.