Një 33-vjeçar nga fshati Rrëmenjë i Pogradecit është zhdukur prej dy ditësh, dhe familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për ta gjetur. Sipas denoncimit të bërë nga e afërmja e tij, N.Sh., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa më datë 13 nëntor 2024 dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më kontakte.
Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet për të lokalizuar dhe gjetur 33-vjeçarin. Ndërkohë, materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë për hetime të mëtejshme. Familjarët kërkojnë ndihmën e komunitetit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij.