Dy shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 46-vjeçar, janë arrestuar nga policia italiane pasi u zbuluan me 1,5 kg kokainë dhe 22,500 euro cash. Arrestimi u bë pas një ndjekjeje në Bolonja, kur karabinierët pikasën të riun duke drejtuar një automjet në mënyrë të dyshimtë.
Pas bllokimit të makinës në Ferrara, 28-vjeçari tentoi të kalonte një pako të dyshimtë te shoferi i një kamioni, ku u gjet kokaina.
Në vazhdim të hetimeve, autoritetet kontrolluan edhe banesat e dy të dyshuarve në Treviso, ku u sekuestruan 361 gram kokainë, materiale për peshimin dhe paketimin e drogës, dhe 2,500 euro cash.
Në makinën e 28-vjeçarit u gjetën gjithashtu 121 gram kokainë dhe 20,000 euro. Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Ferrarës, në pritje të hetimeve të mëtejshme.