Një i vdekur në Dibër. Sipas policisë pasditen e sotme rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” është gjetur pa shenja jete, F.L. rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.