-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Ditë të mira për demokratët, PD është shpresa e shqiptarëve

Kryesoret

Në një aktivitet të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, drejtuesi politik për Tiranën, theksoi se betejën e PD-së e udhëhoqen për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve, duke nënvizuar se PD është e vetmja shpresë për qytetarët.

“Ne vijojmë të jemi në betejë në Tiranë, dhe do vazhdojmë betejën derisa bashkia e Tiranës ti kthehet qytetarëve. Pas Veliajt, radhën e ka Edi Rama, kreu i narkoshteti të parë në Evropë, i konsideruar i tillë jo nga ne, por nga mediat ndërkombëtare.

Në 11 vite Shqipëria është shpopulluar, Kavaja është shpopulluar. PD mbetet e vetmja shpresë për çdo qytetar të ndershëm që ka vendosur të punojë këtu me djersën e ballit.

Beteja jonë do të bëhet për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Tashmë me një aleat të shtuar në krahun tonë, presidentin Trump dhe qeverisjen e ardhshme në SHBA.

Dita kur merreshin vendime kundër PD, kur tentohej të shuhej opozita ka marrë fund. Ditë të mira pritet të vijnë për demokratët dhe për Shqipërinë”, tha Belind Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit