Në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia shqiptare, me mbështetje të SPAK dhe autoriteteve spanjolle, janë zbuluar sasi kokainë dhe përzierës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.
Pjesë e aksionit janë bërë dhe kontrollet në zonën e “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, ku dyshohet se mund të ketë një laborator të përpunimit të drogës. Gjithashtu, janë kryer kontrolle edhe në disa vila përgjatë bregdetit.
Aksioni ka çuar në arrestimin e disa personave, dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar lidhjet e mundshme ndërkombëtare të rrjetit të drogës.