Në këto momente, Policia e Shtetit po kryen kontrolle të intensifikuara në fshatin Qerekë, në Njësinë Nikël të Fushë-Krujës, pas operacionit të drejtuar nga SPAK dhe autoritetet spanjolle.
Grupi i dytë i operacionit, pas ndërhyrjes në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, është drejtuar në këtë zonë, ku është zbuluar një laborator droge.
Aksioni vazhdon me kontrolle, sekuestrime dhe arrestime, ndërkohë që informacionet mbeten të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.
Operacioni antidrogë në “Kodra e Diellit”/ Kontrolle me qentë antidrogë