17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të martën protestë, Noka: Është koha të ngrihemi

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë prezantimit të drejtuesit politik për Rrogozhinën dhe Kavajën, Fisnik Qosen deklaroi se mosbindja civile është e vetmja rrugë për qeveri teknike. E vendosi theksin edhe tek pensionet.

“Është koha të ngrihemi, është koha që ne të jemi të gjithë në aksion, është koha e mosbindjes civile si rruga e vetme për ti dhënë Shqipërisë qeveri teknik dhe votën e lirë. Ne kemi sot në dorë që të sjellim drejtësinë.

Kemi në dorë që të sjellim barazi para ligjit për çdo qytetar dhe jo për hajdutët e opozitës krime intelektuale dhe për opozitën burg.

Ky buxhet që po e shet Edi Rama si të suksesshëm, ky është buxheti i hajdutërisë, por do jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie.

Ne duhet të ngrihemi dhe të shtojmë aksionin tonë, nuk mjafton vetëm retorika politike, duhet kontakti me qytetarët, në komunikim me njerëzit për të trajtuar hallet e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit