Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi të moshuarish pranë Zaragozas në Spanjë dhe si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, thanë shërbimet e urgjencës.
Zjarri ka shpërthyer në mëngjes në qytetin e Villafranca de Ebro dhe zyrtarët lokalë thanë se në azil jetonin më shumë se 80 njerëz. Shërbimet e urgjencës u njoftuan rreth orës 5 të mëngjesit dhe zjarrfikësit arritën të shuanin flakët.
Gjithashtu dy persona janë dërguar në spital për trajtime të mëtejshme dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.