Policia ka arrestuar 58-vjeçarin Luan Taragjini, i shpallur në kërkim kombëtar pasi ishte dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasjeje. Ngjarja ka ndodhur në shtator 2017, kur Taragjini tentoi të vriste me armë gjahu shtetasin L. T. në fshatin Lenie.
Gjykata e Apelit të Tiranës, më 21 tetor 2024, e ka dënuar atë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë. Pas shpalljes së kërkimit, Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Gramshit dhe Forcën Operacionale, ka realizuar operacionin policor “Wanted”, ku kanë mundur të kapin Taragjinin në qytetin e Gramshit.
Pas arrestimit, materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.