Merr fund arratia. Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Flamur Rraja akuzohet se dhunoi pjesëtarët e një familje për shkak të konflikteve për pronën.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Emri i Flamur Rraja është përmendur edhe në ngjarjen e dhunshme të 6 korrikut 2023, ku së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.