-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesmeni Julian Morina në gjyq për ndërtim pa leje

Kryesoret

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq biznesmenin Julian Morina dhe shoqërinë ‘Xheluks Construksion’ për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ me akuzën se tejkaloi lejet e ndërtimit.

Bëhet fjalë për dy raste, së pari një pallat te Liqeni i Thatë, në Farkë, ku shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2.

Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2.

Rasti i dytë në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88m2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit