SPAK ka zbuluar detaje të reja si u godit grupi kriminal dhe si u zbulua laboratori i kokainës që drejtohej nga “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Por si u transportua kokaina nga Amerika Latine? Sipas prokurorisë droga u fsheh në lëkurat e gjedhit. Më pas ekspertët nga Venezuela dhe Kolumbia kryenin procesin e nxjerrjes dhe përgatitjes.
“Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme” njofton SPAK.
Laboratori i kokainës! 10 të arrestuar, 2 janë nga Venezuela dhe një nga Kolumbia
Shqiptarët e arrestuar;
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetasit e huaj të arrestuar:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian