Kombëtarja shqiptare përballet sot me Çekinë në “Arena Kombëtare”, një sfidë për Ligën e Kombeve. Tifozët janë mbledhur me entuziazëm të madh, duke mbushur shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre.
Atmosfera është festive dhe e zjarrtë, me koret që dëgjohen gjatë gjithë kohës, ndërsa grupimet e tifozëve janë të pranishëm për të dhënë mbështetje maksimale.
Ndeshja nis në orën 20:45 dhe pritet të sjellë shumë emocione.