Pasi Elbasani, vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës është përfshirë përsëri nga flakët këtë të shtunë. Tymi ka shpërthyer dhe ka hyrë në brendësi të banesave, duke shkaktuar shqetësim tek banorët. Ata shprehen se djegia e mbetjeve ka pasojë rrezikun për shëndetin, duke e cilësuar tymin si kancerogjen dhe një shqetësim të përditshëm.
“Ky tym është i vazhdueshëm, e bëjmë çdo ditë, është kancer i gjallë. Shteti duhet të marrë masa, nuk mund të jetojmë kështu,” thonë ata, duke kërkuar një zgjidhje urgjente. Ky është rasti i tretë brenda katër ditësh që vendi i grumbullimit të mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët.
Përveç shqetësimit të banorëve, situata ka theksuar edhe mungesën e një zgjidhjeje afatgjatë, ndërsa hapja e landfillit të Sherishtës mbetet një nga mundësitë që ende nuk ka ndodhur, megjithëse është përmendur shpesh në deklaratat zyrtare.