-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Toka në Farkë/PD: Ulsi Manja të japë dorëheqjen, SPAK të hetojë pasurinë e tij

Kryesoret

Partia Demokratike denoncoi sot ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për investimin në Farkë që publikoi BIRN pak ditë më parë. Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha sot se ish ndihmës-gjyqtari, ish-prokurori dhe avokati, deputeti socialist njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, aktualisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar dhe pa deklaruar kohën e blerjes e as burimin e krijimit të të ardhurave.

Deklarata e zëdhënëse së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ish ndihmës-gjyqtari, ish prokurori  dhe avokati, deputeti socialist njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, aktualisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes  e as burimin e krijimit të të ardhurave.

Ndërkohë mediat shkruajnë, se pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit.

Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga zyrtari i Erjon Veliajt, Arben Maloku i ndërtimeve pa leje dhe 5D-së, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Tre vjet pas blerjes së tokës të cilën e ka deklaruar në ILDKPI vetëm në 2024 dhe jo në kohën reale të blerjes, sipas po të njëjtit burim, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.

Detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Sipas të njëjtit burim, Bashkia e Tiranës ka konfirmuar aplikimin për leje ndërtimi kryer më 26 prill, kërkesa është protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti, dhe ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit administrativ.

Partia Demokratike ka denoncuar më parë Ulsi Manjën (Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë”/ Çlirim Gjata denoncon aferën e ministrit) për këtë blerje toke poshtë çmimit të referencës, duke shmangur taksat …

Por ILDKPI a ka kryer një hetim administrativ për pasurinë e ministrit Ulsi Manja ?!

Imagjinoni çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky Ministër që drejton drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion që shtrihet në 47 institucione…

Partia Demokratike kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ulsi Manjës nga detyra e ministrit dhe apelon Spakun të nisë hetimet e menjëhershme për pasurinë e tij…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit