-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen lidhjet e grupit të armëve, arrestohet dhe lihet në burg një i tretë nga Saranda

Kryesoret

Prokuroria e Sarandës ka identifikuar dhe arrestuar një person të tretë të përfshirë në transportin e 10 pistoletave, të sekuestruara dy muaj më parë në aksin Kardhiq – Delvinë. Pas hetimeve të zhvilluara për rreth dy muaj, Prokurorja Hava Memko lëshoi një urdhër arresti për 25-vjeçarin Fabian K. nga Këlcyra. Gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest në burg” për të, edhe pse ai nuk ishte pranishëm gjatë seancës. Fabian K. u kap nga policia e Përmetit javën e kaluar dhe u dërgua në Komisariatin e Sarandës për t’u pyetur.

Sipas hetimeve, grupi u kap me armët më 13 shtator, kur policia ndaloi një automjet tip “Nissan” në aksin Kardhiq-Delvinë. Brenda automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 10 pistoleta “Glock” dhe 150 fishekë. Po ashtu, u konfiskuan 250 euro dhe një sasi tjetër materialesh. Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, Klaudio Osmani, punonjës i zjarrfikëses në Këlcyrë, dhe Mehmet Canaj, të dy të dyshuar për pjesëmarrje në këtë trafik armësh.

Prokuroria ka ende një hetim të hapur për të zbardhur lidhjet e plota të grupit, por informacionet për hetimin mbeten të kufizuara për shkak të sekretit hetimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit