Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja me anë të një postimi në rrjetin e saj social përkujtoi sot 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Dr. Flori.
Gonxhja shprehet se në nder të kujtimit të Dr.Florit do të vazhdojmë të kultivojmë dhe të ruajmë dashurinë për artin.
“Sot, bëhen 10 vjet pa Dr. Florin, një emër i njohur dhe i dashur për të gjithë ne.Për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, Dr. Flori mbetet një figurë që do të kujtohet gjithmonë, si një artist i madh dhe si një njeri me zemër të gjerë.Për nder të kujtimit të tij, le të vazhdojmë të kultivojmë dhe të ruajmë dashurinë për artin, ashtu siç ai na mësoi”, shkruan Gonxhja.