-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aldi Zonja, ‘koka’ e drogës, lidhi kontakte gjatë izolimit në Amerikën Latine

Kryesoret

Një prej kokave të grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK është 37-vjeçari Aldi Zonja, i cili është përfshirë në organizimin dhe financimin e skemës kriminale që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri për përpunim dhe shpërndarje në tregjet europiane.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Zonja kishte shkuar për një vizitë turistike në Amerikën Latine, por gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 mbeti i izoluar atje. Gjatë kësaj periudhe të gjatë, dyshohet se ai krijoi kontakte dhe lidhje me trafikantë të drogës, të cilët më pas i shërbyen për ngritjen e rrjetit të trafikut të kokainës. Kjo rrjetë kriminale përdorte metoda të sofistikuara për të fshehur drogat, siç ishte fshehja e kokainës në lëkurën e gjedhit, për të shmangur kontrollet e autoriteteve doganore.

Zonja, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, arriti të organizonte një linjë trafiku që shfrytëzonte Shqipërinë si një pikë përpunimi dhe shpërndarjeje të drogës për tregjet evropiane, duke e bërë atë një nga figurat kyçe të grupit kriminal që po hetohej nga SPAK.

SPAK godet grupin e trafikut të kokainës, katër shqiptarët liderë të organizatës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit