Në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të diktaturës, lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi situatën aktuale në Shqipëri si një “diktaturë të re”, duke e krahasuar me diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.
Ai akuzoi pushtetin e drejtuar nga Edi Ramën dhe bastardohet e atyre që kanë përdorur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, për të rivendosur një kontroll të plotë mbi jetën politike dhe shoqërore të vendit. Sipas tij, ky regjim përdor metoda terrori për të shuar çdo kundërshti dhe për të siguruar dominimin absolut të tij. Berisha theksoi se sot, Shqipëria kontrollohet nga një “diktaturë bandash”, ku pushteti është i centralizuar në duar të një individi, dhe gjithçka, nga mediat deri tek ekonomia, është nën kontrollin e qeverisë.
Në këtë kontekst, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të “zgjohen” dhe të ngrihen kundër këtij regjimi, duke iu referuar si një “grusht shteti” të organizuar nga një koalicion të fuqishëm të krimit, duke përmendur përfshirjen e mafias shqiptaro-amerikane dhe mbështetjen e disa faktorëve ndërkombëtarë.
Ai argumentoi se ky pushtet i shkatërron çdo mundësi për opozitën dhe përdor “terrorin” për të mbytur çdo lëvizje të opozitës politike, duke i dhënë mesazh popullit se nuk ka mundësi të ndryshojë gjërat në Shqipëri, përveçse duke braktisur vendin. Berisha mbylli fjalimin e tij me një thirrje për unitet dhe angazhim për t’i dhënë fund kësaj “diktature” dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni.