Një aeroplan i forcave ajrore italiane ka transportuar mbi 15 tonë ndihma humanitare për popullatën palestineze në Gaza.
Ndihmat, të mbledhura nga grupi bamirës Confederazione Nazionale delle Misericordie d’Italia, u nisën nga qyteti i Pizës dhe do të kalojnë nëpër aeroportin e Larnakës në Qipro, për t’u transferuar më pas në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, theksoi angazhimin e vendit për të lehtësuar vuajtjet e qytetarëve palestinezë dhe për të kontribuar në uljen e tensioneve të konfliktit.