-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laborator kokaine në Qerekë/ A ka lidhje vizita e Altin Dumanit në Brazil me operacionin?

Kryesoret

Një laborator kokaine u zbulua në fshatin Qerekë nga policia dhe SPAK, ndërsa 10 persona, përfshirë tre shtetas të huaj nga Kolumbia dhe Venezuela, u arrestuan. Hetimet vazhdojnë, dhe SPAK ka mbledhur informacion të rëndësishëm lidhur me aktivitetin e grupit kriminal, të cilët ishin nën vëzhgim prej disa muajsh.

Laboratori përdorte një metodë të sofistikuar për të nxjerrë kokainën nga lëkurat e bagëtive, të cilat vinin nga Amerika Latine. Sasia e parë e ngarkesës kishte mbërritur në shtator, ndërsa operacioni u finalizua vetëm kur ngarkesa e dytë ishte gati për t’u përpunuar. Ndërkohë, pak javë më parë, një grup prokurorësh të SPAK, i udhëhequr nga kreu Altin Dumani dhe drejtori i Seksionit kundër krimit të organizuar, Adnan Xholi, udhëtuan drejt Brazilit për të diskutuar luftën kundër bandave shqiptare dhe rrjeteve të trafikut të kokainës që operojnë nga Amerika Latine në Europë.

Pavarësisht se nuk është konfirmuar një lidhje direkte, ka spekulime se vizita e prokurorëve shqiptarë në Brazil mund të ketë ndihmuar në përfitimin e informacioneve të vlefshme për rrjetet e trafikut të drogës, të cilat mund të kenë ndihmuar në zbardhjen dhe finalizimin e operacionit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit