Ditën e nesërme do të dalin para gjykatës për të marrë vednimin e masës së sigurisë, 10 të arrestuarit që janë pjesë e grupit kriminal që trafikonin drogë nga vendet e Amerikës Latine. SPAK thotë se grupi që vepronte si një rrjet ndërkombëtar, i ka mbajtur të hetuarit për disa muaj në vëzhgim dhe përgjim.
Në rolin e financuesve dhe organizatorëve të kësaj veprimatrie ishin Klajd Birçe, Geis Fejsullai, Aldi Zonja dhe Artion Çausholli. Droga që futej në Shqipëri pëmes lëkurë së gjedhit ekstradohej më pas nga kimistët në Venezuelë dhe Kolumbia në laboratorin në Qereekë të Fushë Krujës.
Ndërsa materialet dhe vendet ku bëhej shpërndarja e tregut vendas dhe europian ishin dy banesat në tiranë dhe Durrës. Gjithashtu SPAK ka sekuestruar 48 tonë lëkura lëkura gjedhi në të cilën është fshehur edhe lënda narkotike, që sipas përgjimeve të kryera janë futur në Shqipëri në muajin Shtator dhe në fillim të Nëntorit. Ndërsa gjatë operacionit në 15 Nëntor u sekuestruan lëndë narkotike, përzierës për lëndën narkotike, vlera monetare dhe sende të tjera si telefon apo materiale të tjera të nevojshme për ngritjen e laboratorëve.