-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitaj pas barazimit me Çekinë: Kishim fat, duhet të përmirësojmë sulmin

Kryesoret

Mario Mitaj komentoi barazimin 0-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, duke vlerësuar mbrojtjen e fortë të skuadrës, por duke theksuar nevojën për përmirësime në sulm.

Ai pranoi se ndeshja ishte e vështirë, duke përmendur se Çekia është një ekip shumë i fortë fizikisht, dhe se Shqipëria kishte disa mundësi për të shënuar, por duhej t’i shfrytëzonte më mirë.

Mitaj shtoi se planin e skuadrës e kishte përqendruar në gjetjen e sulmuesve dhe mundësinë për të ndihmuar më shumë në krijimin e mundësive për gol.

“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.

Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.

Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit