Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se “Ukraina është një vend i pavarur që nuk mund të detyrohet të ulet dhe të dëgjojë”.
Musk ripostoi në X, një fragment të modifikuar nga një intervistë e Zelensky ku shkruhej: “SHBA nuk mund të na detyrojnë të “ulemi dhe të dëgjojmë” në tryezën e bisedimeve. Ne jemi një vend i pavarur”.
Ai shkroi me tallje: “Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm”.
He sense of humor is amazing 😂https://t.co/4BL4rTXaZS https://t.co/pacq5vNkza
— Elon Musk (@elonmusk) November 16, 2024