Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bashkë me Sektorin për Kërkimin FAST Albania, kanë zhvilluar trajnime për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes.
Policia e Shtetit me anë të një postimi në rrjetin social ka ndarë një video ku po zhvillohen trajnimet.
“Trajnimet konsistojnë në ndërhyrjet në automjete, ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe në temat e vetëmbrojtjes dhe ato për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.”, thuhet në njoftim.